MALI I ZI GATI PËR TË NDIHMUAR SHQIPËRINË MIKE

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar një telegram ngushëllimesh homologut të tij shqiptar, Ilir Metës, me rastin e një seri tërmetesh të fuqishme që goditën Shqipërinë, duke vrarë disa njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. “Mali i Zi është i gatshëm të japë mbështetje dhe ndihmë të plotë për Shqipërinë vend fqinjë në këto periudha të vështira dhe në periudhën që vijon. Gjukanoviq deklaroi se telegrami është një shprehje e ngushëllimeve më të thella dhe solidaritetit me popullin mik shqiptar. Në vazhdën e tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq bisedoi me kryeministrin shqiptar Edi Ramen. Kryeministri shprehi ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve, ofroi ndihmë gjithëpërfshirëse të Malit të Zi dhe ra dakord për nisjen e ministrave në Shqipëri për ndihmë konkrete,” thuhet në njoftimin e Qeverisë. Telegram të ngushëllimeve ndaj homologut të tij shqiptar Gramos Ruçit iu dërgua edhe nga ana e Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. “Ne sinqerisht i ngushëllojmë familjet e viktimave dhe i urojmë të plagosurve një shërim sa më të shpejtë. Duke patur mirëkuptim dhe duke ju mbeshtetur, Mali i Zi është në këto periudha të vështira në dispozicion të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Brajoviq.

SHARE