Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, MSc Vilson Junçaj, drejtoi dhe hapi konferencën me rastin e prezantimit të publikimit “Perspektivat e konkurrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor 2024”, organizuar nga OECD – Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Në fillim, Sekretari Shtetëror Junçaj shprehu mirënjohjen e tij për OECD-në për mbështetjen dhe ndihmën thelbësore të dhënë nga ekipi i projektit përgjegjës për Evropën Juglindore gjatë procesit të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm.
“Sipas të dhënave kryesore të “Perspektivës së Konkurrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor 2024”, Mali i Zi ka arritur avancim të rëndësishëm në 8 nga 15 dimensionet e politikave, me përmirësime të konsiderueshme në turizëm, tregti, shkencë, teknologji dhe inovacion. Ne jemi pozicionuar si një lider rajonal në politikën e turizmit dhe vazhdojmë të forcojmë pozicionin tonë në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit dhe politikës së punësimit”, theksoi Sekretari Shtetëror Vilson Junçaj
“Kjo arritje është një dëshmi e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të zhvilluar sektorin tonë të turizmit, i cili është themeli i ekonomisë sonë. Qeveria e Malit të Zi gjithashtu ka prioritet përmirësimin e ekosistemit të inovacionit, duke njohur rolin e tij kyç në nxitjen e konkurrencës ekonomike”, shtoi Sekretari Shtetëror Junçaj.