MALI I ZI DËRGOI 40,000 DOLLARË NDIHMË PËR CIVILËT NË PALESTINË

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka realizuar sot pagesën e ndihmave financiare humanitare për civilët e rrezikuar në Palestinë në shumën prej 40.000 dollarë.

Vendimi për dhënien e ndihmës financiare humanitare është marrë nga Qeveria e Malit të Zi.

Mjetet, siç thanë nga MPJ, janë siguruar përmes programit të koordinimit dhe zbatimit të politikave në fushën e punëve të jashtme dhe janë paguar përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Refugjatët Palestinez.

“Mali i Zi edhe një herë bën thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e civilëve, të cilët nuk duhet të jenë objektiv në asnjë konflikt. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të mundësohet që ndihma humanitare të arrijë të gjithë ata që kanë nevojë”, thuhet në njoftim.

SHARE