Teksa publiku pret modelet e ardhshme Grecale dhe GranTurismo Folgore BEV të Maserati-t, prodhuesi i makinave luksoze italiane është duke punuar shumë për një model të tretë tërësisht elektrik – GranCabrio.
Maserati ndau disa imazhe të këtij prototipi të konvertueshëm tërësisht elektrik përpara lansimit të tij zyrtar diku vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Siç bëhet e ditur, Maserati S.p.A. është një prodhues automobilistik italian që ekziston që nga Lufta e Parë Botërore, por aktualisht operon nën ombrellën e Stellantis.
Gjatë një eventi të vitit 2020, Maserati prezantoi një markë të re “Folgore” të automjeteve të elektrizuara që do të zbatohej deri në vitin 2025.
Fillimisht, përkufizimi i Maserati për “vetura elektrike” nënkuptonte automjete hibride dhe plotësisht elektrike, por prodhuesi italian i automjeteve u orientua drejt strategjisë së rinovuar të elektrifikimit të Stellantis, duke sqaruar se do të ofrojë një version BEV të secilit prej modeleve të tij deri në vitin 2025.
Maserati nisi angazhimin e saj në BEV marsin e kaluar kur prezantoi dy modele që do të vinin në vitin 2023 – Grecale Folgore SUV dhe GranTurismo Folgore. Prodhuesi i automjeteve tregoi shpejt Grecale Folgore në pranverë, e ndjekur nga pamjet video të GranTurismo Folgore elektrik shtatorin e kaluar.
Derisa fansat e markës presin që ato të dy EV fillestare të mbërrijnë në vitin 2023, Maserati ka filluar të ngacmojë me modelin e tij të tretë – GranCabrio. Këtu janë disa nga imazhet e para publike të prototipit. /Telegrafi/