ABAZOVIQ DHE AXHIQ DO TË MENAXHOJNË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE TË MBROJTJES

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në përputhje me Ligjin për Administratën Shtetërore, ka marrë vendime për emërimin e shefave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, ndërsa punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme do ta udhëheq kryeministri Dritan Abazoviq,” thuhet në njoftimin e Qeverisë. Të rikujtojmë se ministrat Konjeviq dhe Krivokapiq u shkarkuan në seancën e Kuvendit, pas së cilës nga Qeveria u largua edhe ministri pa portofol Adrijan Vuksanoviq.

SHARE