ISHP: 4 TË VDEKUR DHE 112 RASTE TË REJA POZITIVE ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik Brenda 24 orëve të fundit kanë regjistruar 112 raste të reja pozitive me koronavirus. Rastet pozitive janë shënuar në këto komuna: Podgorica 60, Cetij 11, Bijello Pole 10, Tivar 7, Nikshiq e Berane nga 6, Kotor 5, Andrijevicë e Plav 2, dhe nga 1 të infektuar në Ulqin, Mojkovc dhe Rozhajë. Nga rezultatet e djeshme në Institut janë raportuar 4 vdekje si pasojë e COVID-19 nga pacientë nga Tivari, Beranja, Bijello Pole dhe Podgorica. Në 24 orët e fundit është raportuar shërimi i 241 pacientëve. Duke marrë parasysh rastet e zbuluara rishtazi, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19  në Mal të Zi është 3.623.

SHARE