FMN: EKONOMIA E MALIT TË ZI PO RIKUPEROHET ME SUKSES, POR MBETEN SFIDA TË RËNDËSISHME

Foto: Ilustrim

Sipas raportit të fundit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Mali i Zi ka treguar një rikuperim të fuqishëm ekonomik pas pandemisë, me një rritje mesatare prej 9%, dhe tani po kalon në një fazë më të qëndrueshme të zhvillimit.  

FMN vlerëson se politika fiskale e Malit të Zi është përgjegjëse dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

  • Rritja ekonomike në vitin 2024 ishte 3.2%, dhe pritet të mbetet në të njëjtin nivel edhe në vitin 2025.
  • Inflacioni pritet të bjerë gradualisht dhe të stabilizohet në 2% në afat mesëm.
  • Programet “Evropa tani” kanë ndikuar pozitivisht në formalizimin e tregut të punës dhe rritjen e punësimit të rregullt.

FMN vlerëson përpjekjet për reforma fiskale dhe përmirësimin e sistemit të taksave, duke i konsideruar si hapa të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike.

Sfidat kryesore, sipas FMN-së, mbeten:

  • Inflacioni
  • Deficiti fiskal
  • Varësia nga turizmi

FMN gjithashtu thekson se qëndrueshmëria fiskale është thelbësore për integrimin e vendit në BE, ndërsa Mali i Zi është i përkushtuar ndaj përmbushjes së të gjitha detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian.

  • Sistemi bankar i Malit të Zi vlerësohet si stabil, me indikatorë të fortë të kapitalit, likuiditetit dhe cilësisë së aktiveve.
  • FMN përshëndet përfshirjen e vendit në sistemet evropiane të pagesave SEPA dhe TIPS Clone.
  • Është vlerësuar gjithashtu progresi drejt tranzicionit të gjelbër, reduktimit të emetimeve dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.

Ministria e Financave ka nisur përmirësimin e ligjit për buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale si dhe krijimin e një Këshilli të pavarur fiskal, për të forcuar më tej kuadrin institucional dhe stabilitetin afatgjatë.

Në fund, Ministria e Financave shpreh kënaqësinë për vlerësimin pozitiv nga FMN, dhe rithekson përkushtimin për të vazhduar reformat në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit.

SHARE