URAGANI “HELENE” ZHVENDOSET DREJT FLORIDËS

Pasi goditi bregdetin jugor të Meksikës, uragani “Helene” pritet tanimë të zhvendoset në Florida.

Më shumë se 40 milionë njerëz në juglindje të SHBA-së, Florida, Xhorxhia dhe Alabama janë nën paralajmërime per rrezik. Stuhia sipas meterelogëve pritet të intensifikohet duke u shndërruar në një stuhi të kategorisë 4. Guvernatorët e ketyre shteteve kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme përpara stuhisë.

Janë urdhëruar evakuime të shumta përgjatë bregut të Gjirit të Floridës, duke përfshirë qarqet Sarasota dhe Charlotte. Dhjetëra qarqe të tjera në shtetin më juglindor të SHBA-së njoftuan mbylljen e shkollave për shkak të paralajmërimeve për uragane dhe stuhi tropikale. Zyrtarët gjithashtu urdhëruan evakuimin e objekteve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë shtëpitë e të moshuarve si dhe spitalet pranë bregut. Helene është uragani i tretë që godet këto shtete brenda pak kohesh.

Shkencëtarët thonë se uraganet po forcohen më shpejt për shkak të temperaturave më të larta që vijnë nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, duke i lënë komuniteteve më pak kohë për t’u përgatitur për pasojat që ato sjellin më pas.

SHARE