SPAJIQ: VETËM ZGJIDHJET QË GARANTOJNË PAVARËSINË E PLOTË TË MALIT TË ZI JANË TË PRANUESHME

Sa i përket Ligjit për Shtetësinë e Dyfishtë, për ne janë të pranueshme vetëm zgjidhjet që garantojnë pavarësinë e plotë të Malit të Zi, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha iniciativat dhe janë të pranueshme vetëm ato zgjidhje që garantojnë shtetësinë dhe pavarësinë e plotë, si dhe orientimin euroatlantik të Malit të Zi”, tha Spajiq për “Pobjeda”.

I pyetur nëse do ta konsideronin ndonjëherë ndryshimin e statusit shtetëror duke e kthyer atë në periudhën para vitit 2006, Spajiq është përgjigjur “absolutisht jo”.

“Për ne çështja e statusit të shtetit është një çështje e përfunduar dhe ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur, të ngremë standardin e qytetarëve dhe të forcojmë sundimin e ligjit – sepse këto janë tema të cilat kanë mbetur të papërfunduara”, tha Spajiq.

SHARE