Qeveria miratoi sot Informacionin për përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike për Malin e Zi për periudhën nga viti i ardhshëm deri në vitin 2027.
Qeveria njoftoi se Programi i Reformave Ekonomike është një dokument strategjik afatmesëm, të cilin Mali i Zi po e përgatit në kuadër të dialogut për menaxhimin ekonomik me Bashkimin Evropian (BE).
“Të njëjtin program po e përgatisin edhe vende të tjera me statusin e kandidatit dhe kandidatit potencial për anëtarësim. Mali i Zi merr pjesë në përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike duke filluar nga viti 2015”, thuhet në njoftim.
Dokumenti përbëhet nga dy kapituj kryesorë – kuadri makroekonomik dhe kuadri fiskal.