Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë miratuar sot tri ligje që presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, i kishte kthyer për rishqyrtim.
Në pyetje është pjesë e akteve që Qeveria i paraqiti si të nevojshme për zbatimin e programit “Evropa Tani 2”.
Përsëri janë miratuar propozimet për ndryshime në Ligjin për Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore, Ligjin për Tatimin e Akcizës dhe Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Kuvendi me votat e 42 deputetëve miratoi sërish Ligjin për Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore.
Votimi u bë me indinjatë të opozitës.
Kuvendi miratoi sërish Ligjin e Akcizave me 44 vota pro.
Ndërsa me 44 vota pro deputetët votuan sërish Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.