TË PREMTEN PËR PROPOZIMIN E GJUKANOVIQIT PËR SHKURTIMIN E MANDATIT TË KUVENDIT

Seanca e njëmbëdhjetë e jashtëzakonshme në vitin 2022, në të cilën do të votohet propozimi i Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi, do të mbahet të premten, njoftoi Kuvendi. Seancën e ka caktuar kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, me propozim të kryetarit të shtetit, Millo Gjukanoviq. Seanca e Kuvendit do të fillojë në ora 12:00. Gjukanoviq, në shpjegimin e propozimit, ka thënë se nuk janë plotësuar kushtet për t’i besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë liderit të Demos-it, Miodrag Lekiq. “Procesi konsultativ ka treguar qartë se nuk ka bazë për të emëruar një mandatar brenda afatit të paraparë me Kushtetutë, i cili do të ofronte mbështetje në Kuvend për përbërjen e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi”, thekson Gjukanoviq.

SHARE