Në territorin e Komunës së Tuzit, ishte aktiv zjarr i madh dhe situate ishte mjaft komplekse kumtoi për agjencinë e lajmeve ”MINA”, komandanti i njësisë së shërbimit mbrojtës dhe shpëtim, Andrija Çagjenoviq.
Zjarri kishte kapluar vendbanimet, Vrane, Sukruq, Omerbozhaj, Milesh,Vulaj dhe rrethina tjera të Tuzit.
Çagjenoviq deklaroi se qëllimi kryesor i zjarrfikësve ka qenë që të pengohet zgjerimi i zjarrit ndaj këtyre vendbanimeve.
Nga pamjet të cilat xhiroi Televizioni Boin, mund të shihet se zjarri kishte përmasa të mëdha kurse era e fortë bënë që situata të jetë shumë serioze.