PEJOVIQ: REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË REGJISTRIMIT DO T’I SHPALLIM KUR TË PLOTËSOHEN KUSHTET

Drejtori i Drejtorisë së Statistikave (Monstat), Mirosllav Pejoviq, tha se rezultatet përfundimtare të regjistrimit do të publikohen kur të plotësohen kushtet.

Pejoviq ka reaguar ndaj mbishkrimeve në media që siç thotë ai, janë dëgjuar ditëve të kaluara dhe të cilat nuk janë vërtetuar, duke thënë se është i obliguar t’ia paraqesë një sërë faktesh, të cilat vërtetojnë se “Drejtoria e Statistikave e kryen punën e tij në mënyrë profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe parimet e statistikave zyrtare”.

Pejoviq tha se pritet që rezultatet e regjistrimit të publikohen në gjysmën e parë të tetorit.

Publikimi i rezultateve të regjistrimit është përcaktuar me nenin 30 të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

I njëjti parasheh që Drejtoria e Statistikave të publikojë rezultatet përfundimtare sipas Planit Vjetor të Statistikave Zyrtare dhe Kalendarit të Publikimit të të Dhënave Statistikore.

Dokumentet e sipërpërmendura përcaktojnë se njoftimet e Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2023 do të publikohen radhazi në gjysmën e dytë të vitit 2024, pas futjes, përpunimit dhe kontrollit të të dhënave.

Ndaj, ligji nuk është shkelur sepse gjysma e dytë e vitit 2024 zgjat edhe katër muaj të tjerë dhe Drejtoria e Statistikave nuk e ka specifikuar datën e publikimit apo ia ka komunikuar opinionit në asnjë njoftim apo deklaratë.

SHARE