Në pesë vitet e fundit, Mali i Zi regjistroi 16 vrasje të grave, duke e bërë atë një nga vendet me shkallë të lartë të femicidit.
Ky trend shqetësues, sipas ish-deputetes së Parlamentit të Malit të Zi Bozhena Jellushiq, tregon probleme të rrënjosura thellë në shoqëri, si dhe mangësi në reagimet institucionale ndaj dhunës ndaj grave.
“Për fat të keq, statistikat janë të tilla që e vendosin Malin e Zi në majat famëkeqe të vendeve për sa i përket rasteve të shpeshta së femicidit. Ky është një problem serioz sistemik, një problem i dinamikës së marrëdhënieve të pushtetit që “prodhon” veçori mendore. Kur e them një problem sistemik, dua të theksoj një sërë institucionesh të lidhura, që nga prokuroria, gjykatat, policia, qendrat për punë sociale, si dhe rregullime ligjore në këtë fushë, në raste të ndryshme, pak a shumë “hallka” të atij zinxhiri janë liruar ose është thyer plotësisht”, thotë ajo.
Jellushiq tregon reagimet e shpeshta të opinionit tonë: se është e pamundur të ndalosh një vrasës kur ai synon të bëjë diçka, që prokurorët nuk mund t’i dënojnë abuzuesit e mundshëm me burgim për shkak të kërcënimeve dhe së fundi se të gjitha këto femicide janë në fakt raste të izoluara të mjegullimit, të gjykimit të autorëve, i cili është i pamundur të parashikohet.