KRYEMINISTRI I LUKSEMBURGUT VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama theksoi se Lukesemburgu dhe kryeministri Bettel kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim. Rama u shpreh se me homologun Bettel ka diskutuar për procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, për vijimësinë e procesit të përafrimit politik mes BE-së dhe vendeve që negociojnë për t’u anëtarësuar, luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera. Rama tha se Luksemburgu në tryezën e Bashkimit Evropian është një zë i rëndësishëm dhe interesimi për rajonin. “Përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekja për të nxitur përmirësimin e klimës në Bosnjë, përpjekja për të nxitur një proces politik sa më stabël në Malin e Zi, janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Xavier Bettel”, tha Rama. Bettel thekoi se Bashkimi Evropian nuk është vetëm interes politik kombëtar për një bashkim që ka prioritete. Bettel foli dhe në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, ku theksoi se dhunimi i territorit dhe sovranitetit nuk mund të vihet në pikëpyetje e në diskutim.

SHARE