BE-ja URGJENTISHT MBLEDHË MINISTRAT E ENERGJISË

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian do të mblidhen për një takim urgjent sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar masat emergjente, njoftoi të premten qeveria çeke. Republika Çeke aktualisht mban presidencën e Këshillit Evropian. Kryeministri i Republikës çeke, Petr Fiala shkroi në “Twitter” se presidenca çeke “do të thërrasë një takim urgjent të ministrave të Energjisë për të diskutuar masat specifike emergjente për të adresuar situatën energjetike”. “Ne jemi në një luftë energjetike me Rusinë dhe ajo po dëmton të gjithë Bashkimin Evropian”, shkroi në Twitter të premten Jozef Sikela, ministri çek i industrisë dhe tregtisë.

SHARE