MALI I ZI DO TË JETË NIKOQIR I SAMITIT TË KATËRT DIGJITAL TË EKONOMISË TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Nga 11 deri më 13 tetor, Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samitit të katërt dixhital të ekonomisë të Ballkanit Perëndimor (WB6), i cili do të shkëmbejë praktikat dhe arritjet e mira në procesin e transformimit dixhital, si dhe do të përcaktojë kurset e ardhshme të veprimit, njoftoi Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias. Samiti, si një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e digjitalizimit, do të mbledh së bashku përfaqësues të qeverive të nivelit të lartë rajonal, Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, komuniteteve të biznesit, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve përkatës. “Samiti do të mbahet në një format hibrid dhe online, dhe ditën e tretë, 13 tetor, do të organizohet një takim i nivelit të lartë për të mbledhur së bashku kryeministrat e BP në një rrugë të përbashkët të transformimit dixhital dhe procesit të integrimit,” theksuan nga Ministria.

SHARE