INSTITUTI: REGJISTROHEN 764 RASTE TË REJA, VDESIN 9 PERSONA

Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nëntë persona vdiqën si rezultat i infeksionit me virusin korona dje, dhe u regjistruan 764 raste të reja pozitive të infeksionit. Midis rasteve të reja, 709 ishin qytetarë të Malit të Zi ndërsa 55 turistë që qëndrojnë në Mal të Zi. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 380 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 7,468. Në Tuz janë rregjistruar 18 raste të reja, çka rrit numrit të rasteve aktive në 106.

SHARE