GALLIQ: JEMI DUKE TESTUAR KATËR HERË MË SHUMË SE VITIN E KALUAR

Mali i Zi është përpara në testimin e rasteve të koronavirusit, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Ai vuri në dukje se Mali i Zi po teston katër herë më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Arsyeja, thotë Galliq, është se autoritetet shëndetësore duan një pamje të qartë dhe të saktë në mënyrë që ata të dinë se me çfarë po përballen. “Duke pasur parasysh që disa manipulime përmenden në mënyrë sporadike në vendin tonë, unë dua të jem i qartë: nga 17 shkurti 2020 deri më 4 dhjetor 2020, u kryen 129,105 testime. Nga 4 dhjetori 2020 deri më 24 gusht 2021, u kryen deri në 456,446 testime,” tha ai. Galliq shpjegoi se nga 17 shkurti 2020 deri më 4 dhjetor 2020, mesatarisht, vetëm 442.14 teste u kryen në ditë.”Nga ana tjetër, nga 4 dhjetori 2020 deri më 24 gusht 2021, ne testojmë një mesatare prej 1,742.16 në ditë. Kjo është dëshmi se Mali i Zi po teston katër herë më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Kjo do të thotë se ne jemi duke e monitoruar seriozisht situatën, se nuk po lëmë asnjë vend për dyshime apo manipulime,” deklaroi Galliq për TV Vijesti.

SHARE