LOJËRAT OLIMPIKE TË PARISIT / EVENIMENTI SPEKTAKOLAR SPORTIV, NË GJUHËN E SHIFRAVE

Pritjes së madhe i erdhi fundi.

Parisi është pushtuar nga sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të këtij viti që prej ditësh kanë mbërritur në kryqytetin francez për të matur forcat mes tyre.

Në total janë 11 475 sportistë nga 205 vende të botës që do të jenë në qendër të vëmendjes botërore deri në 11 gusht teksa do të garojnë në 45 disiplina të ndryshme mes të cilave është edhe break dance që debuton këtë vit në programin Olimpik, ashtu sikurse edhe ngjitja sportive, skateboardi dhe surfi Ajo që bie në sy është se në paris 2024 janë 5842 sportistë meshkuj e 5633 sportiste femra me eventin transalpin që bëhet i pari ku regjistrohet një barazi gjinore sidomos në disiplina si atletika me 2132 atletë, 1092 meshkuj e 1041 femra.

Më pas vjen noti me 857, 464 meshkuj e 393 femra, ndërsa disiplina me më pak sportistë është BMX, me vetëm 25 të regjistruar 13 meshkuj e 12 femra.

Vendet me më shumë përfaqësues në këto Lojëra Olimpike janë SHBA me 591 sportistë, të ndjelkur nga Franca me 571, Gjermania me 468, Australia me 460, Japonia 447 dhe kina me 404. Shqipëria do të përfaqësohet nga 8 sportistë, por ka vende që do të përfaqësohen vetëm nga mbajtësit e flamurit sic është rasti i Belizese, Lihtenshtejnit, Naurut e Somalisë.

Ajo që të bie në sy është se bie në sy mungesa e delegacioneve të Rusisë e Bjellorusisë, përfaqësuesit e të cilave paraqiten si sportistë neutrale, ndërkohë që vihet re prania e Sportistëve Olimpikë Refugjatë që në total janë 36. Sportisti më i ri në këto Lojëra është kinezi Zheng HaoHao, në disiplinën e skateboard, 11 vjec e 11 muaj, ndërsa sportistja më e vjetër është Mary hanna garuese në hipizëm në moshën 69 vjecare.

Nëse kjo e fundit nuk do të mund të zbresë në pistë, atëherë rekordi do t’i mbetet spanjollit Juan Antonio Jimenez Cobo që në moshën 65 vjecare do të marrë pjesë po në hipizëm siu në garat individuale ashtu edhe ato ekipore.

SHARE