KONJEVIQ DHE DUKAJ PREZANTOJNË NESËR PROJEKTLIGJIN PËR QEVERINË

Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik dhe Politikën e Brendshme Rashko Konjeviq dhe Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj nesër do të mbajnë konferencë për media lidhur me Projektligjin për Qeverinë, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për miratim. “Pas miratimit të draftit nga Qeveria, akti do të hidhet në diskutim publik, pas së cilës Qeveria do ta miratojë Projektligjin dhe do ta dërgojë në Kuvendin e Malit të Zi për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Konferenca për media do të mbahet në sallën e shtypit të Qeverisë së Malit të Zi, me fillim nga ora 13:00.

SHARE