DAKORDOHEN PËR KUFIZIMIN E ÇMIMIT NË 269 EURO PËR TON PELET

Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, ka zhvilluar sot një takim me prodhuesit më të mëdhenj të peletit në Mal të Zi, me të cilët është arritur një marrëveshje në lidhje me kufzimin e çmimeve për këtë burim energjie për qytetarët malazezë, para sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Siç është paralajmëruar, prodhuesit i kanë pranuar sugjerimet, kështu që çmimi për personat fizik në fabrikat e peletit do të jetë 269 euro për ton me TVSH.

SHARE