GJUKANOVIQ DHE ABAZOVIQ SHPREHIN NGUSHËLLIME PËR AKSIDENTIN TRAGJIK

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i dërguan telegram ngushëllimi krerëve të lartë të Republikës së Kosovës, me rastin e aksidentit ku një autobus me pasagjerë nga Kosova devijoi nga rruga në Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe më shumë se 40 u lënduan. “Në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, ju dërgoj ngushëllimet e mia më të thella. Në këto kohë të vështira, ne jemi së bashku me njerëzit miq të Kosovës. Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën, me urimet më të mira për një shërim të shpejtë të të lënduarve,” shkruhet në letrën e Gjukanoviqit. Ndërsa në letrën e Abazoviq shkruan: “Sot, me keqardhje mora lajmin e rastit të aksidentit rrugor të autobusit nga Kosova në Kroaci. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të vdekurve e forcë e shpresë për shërim për të lënduarit. Ne ju ofrojmë një mbështetje të sinqertë dhe ju shprehim ngushëllimet më të thella.”

SHARE