Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të jetë nikoqir i Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), njoftoi kabineti i tij.
Samiti, siç u tha, do të mbahet të martën më 27 qershor në Podgoricë dhe do t’i japë fund presidencës së Malit të Zi me këtë nismë rajonale.
“Në samitin në të cilin do të miratohet Deklarata e përbashkët, e miratuar në takimin e ministrave të punëve të jashtme në Budva në fillim të qershorit, do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të pjesëmarrësve të SEECP: Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministri i Moldavisë Oleg Serebrian, Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheji, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu, si dhe përfaqësues të Shërbimeve Evropiane për Punët e Jashtme, Rumanisë, Greqisë dhe Sllovenisë,” thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit të Malit të Zi.