TREGTARËT KËRKOJNË QË TË LEJOHET PUNA TË DIELAVE DHE GJATË FESTAVE

Këshilli i shoqatës së tregtisë të Odes Ekonomike të Malit të Zi i ka dërguar apel Ministrisë së ekonomisë që të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të nenit të ligjit për tregtinë e brendshme me qëllim që tregtarëve tu mundësohet puna të dielave gjatë sezonit turistik dhe puna gjatë festave shtetërore.

Anëtarët e Këshillit i kanë bërë apel Gjyqit kushtetues që brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit në fjalë.

Kryetari i Këshillit, Jovan Lekiq, ka sqaruar se tregtarët kërkojnë që tu mundësohet puna edhe të dielave gjatë sezonit turistik si dhe gjatë festave shtetërore dhe festave të tjera me qëllim të zbutjes së pasojave të shkaktuar  nga pandemia e korona virusit në afarizmin e tyre.

SHARE