MALI I ZI ËSHTË KRENAR PËR VENDIN DHE ROLIN E SAJ NË KB

Mali i Zi është krenar për vendin dhe rolin e tij në Kombet e Bashkuara, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në përvjetorin e themelimit të KB.

Në këtë ditë 75 vjet më parë, u nënshkrua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila, siç vlerësoi Gjukanoviq, është gurthemeli i multilateralizmit modern dhe paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

“Pandemia e COVID-19 na ka paralajmëruar ashpër që ne mund t’u përgjigjemi në mënyrë efektive sfidave globale me një qasje shumëpalëshe. Mali i Zi është krenar për vendin dhe rolin e saj në Kombet e Bashkuara,” ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

SHARE