Qeveria e Malit të Zi filloi sot seancën me një minutë heshtje me rastin e pervjetorin të djeshëm të dëbimit të refugjatëve të BeH nga Mali i Zi. Në seancë është miratuar edhe Informacioni për prokurimin e automjeteve për Ministrinë e Brendshme. Qeveria ka miratuar një vendim, i cili në pritje të sezonit turistik veror, përjashton qytetarët e Arabisë Saudite nga marrja e vizave. Në të njëjtën kohë, nga 1 qershori do të vendoset një fluturim direkt mes dy vendeve. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se ishte detyrimi i tyre për të hapur tregje të reja për shkak të ngjarjeve në Evropën Lindore. “Mendoj se ky është një lajm i mirë. Për këtë i kam informuar partnerët tanë në Bruksel, se do të shkojmë drejt hapjes së tregjeve të reja, ky është një karakter i përkohshëm”, tha Abazoviq. Kryeministri Abazoviq thotë se transparenca është parim i Qeverisë së Malit të Zi, duke thënë se më e rëndësishmja është që siguria e qytetarëve të vihet në rend të parë. Po ashtu, në seancë është miratuar pa diskutim Propozimi i Vendimit për bartjen e së drejtës së disponimit me patundshmëri Komunës së Tuzit me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimi dhe rindërtimi i stadiumit të KF “Deçiq”. Kryeministri tha se mezi pret objekte të reja sportive. “Do të doja që Ministri i Sportit të konsideronte, së bashku me Kryeqytetin dhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi (FFMZ), t’i jepet Podgoricës një stadium modern. Ka variante të ndryshme. Ekziston një partneritet publik-privat. Unë do të doja të përmirësoja infrastrukturën e përgjithshme sportive dhe stadiumin kombëtar, do të ishte diçka e rëndësishme”, tha Abazoviq.