KUVENDI VOTOI RIBALANCIN E BUXHETIT

Kuvendi i Malit të Zi sonte me votat e 41 deputetëve miratoi ndryshimet në Ligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2022, përkatësisht ribalancin teknik. 41 deputetë të shumicës së re parlamentare votuan pro ndryshimeve në Ligjin për Buxhetin, ndërsa gjashtë deputetë të Malit të Zi Demokratik, të cilët morën pjesë në votim, ishin kundër. Në raport me ligjin aktual, shpenzimet korrente buxhetore janë rritur për 161,19 mijë euro, buxheti i fondit të shtetit është më i lartë për 150 mijë euro, ndërsa transaksionet financiare janë më të ulëta për 250,76 mijë euro. Rezervat dhe buxheti kapital kanë mbetur të pandryshuara, kështu që shpenzimet totale buxhetore janë rritur për gjithsej 60 mijë euro. Ligji i propozuar ka marrë më parë dritën jeshile nga Legjislativi dhe Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.

SHARE