LIRIA DHE MBROJTJA E GAZETAVE JANË IMPERATIV

Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq rreptësisht i ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit nga Bosnjehercegovina Dragan Bursaq ,si dhe Darko Shukoviq ,redaktorit të Radios “Antena M” dhe redaksisë së tij. Gazetari dhe kolumnisti nga Banjalluka, Dragan Bursaq ka marrë kërcënime eksplicite me vdekje përmes rrjeteve shoqërore, pas kësaj kërcënimet i ka marre redaktori përgjegjës i “Antena M” Darko Shukoviq. “Për fat të keq, kohëve të fundit jemi dëshmitarë se është duke u rrezikuar liria e mendimit dhe qëndrimit edhe nga ata të cilët vetën e quajnë demokrat,në të njëjtën kohë duke u përzier në privatësinë e atyre që përdorin fjalët publike në mënyrën jo ligjore,” ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. Ai ka rekomanduar se mbrojtja dhe liria e gazetarëve duhet të jetë imperativ për ndërtimin e cilitdo shtet demokratik,për cgjë mundohet edhe Mali i Zi si anëtar i ardhshem i Be, ka theksuar Gjukanoviq.

SHARE