Nisma e Komisionit Evropian, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, paraqet një shans të madh për zhvillimin e përshpejtuar të vendeve të rajonit dhe intensifikimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Angazhimi i qartë i shteteve të rajonit për zbatimin e reformave, i shoqëruar me gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në fushat kyçe dhe për të rritur financimin e projekteve, do të kontribuojë në arritjen e rezultateve afatgjata dhe të qëndrueshme, transformimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të rajonit dhe përshpejtimin e integrimit të tij në BE”, ishte mesazhi nga takimi ministror për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Podgoricë.
Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq tha se iniciativat e propozuara nga BE synojnë të përshpejtojnë përparimin tonë drejt integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së.
Gorçeviq theksoi gjithashtu rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme të BE-së në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, e cila, siç theksoi ajo, duhet të vazhdojë dhe zgjerohet në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.
Ajo tha se vendosmëria evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme dhe se Qeveria është e përkushtuar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Ministri i Financave Novica Vukoviq theksoi se anëtarësimi në Tregun Unik Evropian është një nga prioritetet e Qeverisë së Malit të Zi dhe se, pas zbatimit të aktiviteteve intensive dhe gjithëpërfshirëse për përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga anëtarësimi, Mali i Zi ka dorëzuar një aplikim për SEPA në mars të këtij viti.
Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, tha se Bashkimi Evropian po punon me Ballkanin Perëndimor për të zbatuar Planin e Rritjes dhe për të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset.
Gjatë takimit, ministrat e çështjeve evropiane dhe financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen mendime mbi veprimet e përbashkëta, politikat dhe iniciativat e koordinuara që synojnë të sigurojnë sukses në zbatimin e Planit të Rritjes dhe të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.