Sekretet që ju Duhen për të Parandaluar Rrudhat

Shëndeti i lëkurës është po aq i rëndësishëm sa dhe i organeve të tjera të trupit.

Me kalimin e viteve dhe lëkura fillon të tregojë shenjat e plakjes.

Rrudhat janë një shqetësim që nëse lihen pa trajtuar sigurisht që do të përkeqësohet.

AgroWeb.org ju sjell disa sekrete që duhet të dini duke nisur nga ushqimet e deri tek mënyra e fjetjes.

Flini Si Një Bebe Në Kurriz

Gjumi është shumë i rëndësishëm që të rikuperoni energjitë e harxhuara gjatë ditës.

Por edhe kur flini ju duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Dermatologët sugjerojnë që të flini në kurriz kështu nuk do ta shtypni fytyrën e të krijoni rrudha.

Hidratimi, Arma Kundër Rrudhave

Sigurisht që një lëkurë e hidratuar dhe butë i tregon rrudhat edhe më ngadalë.

Gjithashtu mënyra e duhur e hidratimit është e rëndësishme, pasi siç janë llojet e lëkurës ashtu janë edhe mënyrat e hidratimit.

Kini Kujdes nga Dielli

Dëmi i shkaktuar nga dielli është një nga shqetësimet më të mëdha të dermatologëve.

Nëse ju nuk përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, lëkura juaj është në kontakt të menjëhershëm me rrezet e diellit.

Dermatologët sugjerojnë që të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit edhe kur jashtë nuk është kohë me diell.

Pra pavarësisht stinës, kremi i diellit është një nga shokët tuaj më të mirë për lëkurën.

Shmangni Ushqimet e Dëmshme

Siç e dini sheqeri i proçesuar është i keq për shëndetin e organizmit.

Nëse ju konsumoni shpesh ushqime të tilla të proçesuara atëherë lëkura juaj do të duket më e plakur.

Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të cilat ju japin vitamina dhe antioksidantë të cilët e ndihmojnë lëkurën të duket më e re.

Vitamina C është një nga rigjenerueset më të mira të lëkurës, ndaj dhe mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte me këtë vitaminë./AgroWeb.org

SHARE