Toptha që, për gatimin e tyre, ju nevojiten më pak se dhjetë minuta
Një meze me krem djathi dhe produkte deti është e mrekullueshme për të gjitha festat, por edhe për darkën.
Përbërësit:
– 1 qepë e re,
– 14 shkopinj gaforresh të copëtuara (mund të përdorni edhe sardele ose skumbri).
– 5 lugë krem djathi.
Përgatitja:
Produktet e detit dhe qepën e re i grini jo shumë imët, më pas i përzieni.
Nëse përdorni gaforre, sardele ose skumbri, kullojini mirë.
Përziejini me krem djathi dhe bëni toptha të vegjël.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.