Klubi Taekwondo “Besa” gjatë fundjavës muaren pjesë në turnamentin e radhes në Vrshac të Vojvodines. Në këtë turnament muaren pjesë mbi 850 garues nga 7 shtete të regjionit prej 65 klubeve. Ky turnament pikëzohet në nivelin e Malit të Zi. Nga klubi Besa muaren pjesë 11 garues në lufta. Nga ata me medale u dekoruan 7 persona:
1. Muhamed Gjokaj I – senior -63kg;
2. Angjella Berishaj I – junior -68kg;
3. Benan Jusufgjokaj II – kadet 41kg;
4. Andrea Berishaj II – kadete +59kg;
5. Ajlla Ganjolla II – pionere -27kg;
6. Valentino Dushaj II – senior -58kg;
7. Damjan Ujkaj III – kadete -53 kg;
Sportistat e Klubit “Besa” paten një prezantim shumë të mirë në këtë garë dhe duhet cekur që edhe Lleo Gegaj ishte afer ku në luftë për medale humbi 8 me 7 ndërsa disa garues tjerë muaren pjesë pas një periudhe të gjatë pa gara për shkak të Covid 19. Gjithashtu nga Klubi “Besa” njoftuan që kandidati për kualifikime për lojra olimpike, Zinedin Beqaj, gjindet në përgatitje 7 ditore në Kroaci.