Foto: Shutterstock
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit njoftoi se regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore fillon më 1 prill 2026, ndërsa prindërit mund të paraqesin aplikimet edhe në mënyrë elektronike përmes portalit.
Sipas Ligjit për arsimin fillor dhe edukimin, në klasën e parë regjistrohen fëmijët që gjatë këtij viti kalendarik mbushin gjashtë vjeç.
Regjistrimi, si rregull, bëhet në prill, ndërsa fillimi i shkollimit mund të shtyhet për një vit nëse vlerësohet se fëmija nuk është i gatshëm, me propozim të Komisionit ose të prindërve.
Prindërit kanë mundësi të paraqesin aplikimin për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë edhe në mënyrë elektronike.
Aplikimet mund të dorëzohen nga 1 prilli 2026 në adresën e internetit www.upisi.edu.me.










