MILLATOVIQ: NË BOTËN E GOLIJATËVE, SHTETET E VOGLA NUK MUND TË JENË THJESHT VËZHGUESE

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Mali i Zi, Jakov Millatoviq, gjatë një ligjërate në Johns Hopkins University në Uashington, theksoi se shtetet e vogla po veprojnë në një “botë të Golijatëve”, ku rendi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë më konkurrues dhe i paqëndrueshëm.

Ai theksoi se shtetet e vogla nuk duhet të jenë vetëm vëzhguese, por të veprojnë përmes aleancave dhe orientimit të qartë strategjik për të siguruar mbijetesën dhe ndikimin e tyre.

Sipas tij, Mali i Zi synon të jetë një aktor aktiv që ndërton pozicionin e vet përmes partneriteteve dhe vlerave të qarta.

Millatoviq nënvizoi se Ballkani Perëndimor mbetet zonë me interes të lartë gjeopolitik, ku janë të pranishëm aktorë si Kina dhe Rusia.

Ai theksoi se qëndrueshmëria e vendit bazohet në tre shtylla kryesore: anëtarësimi në NATO si garanci sigurie, integrimi në Bashkimin Evropian si objektiv strategjik deri në vitin 2028, dhe angazhimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai shtoi se Mali i Zi mbetet faktor stabiliteti në rajon përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe orientimit të tij euroatlantik.

Presidenti Millatoviq paralajmëroi se në një botë ku përplasen fuqitë e mëdha, humbjet janë të përbashkëta dhe kërkohet ruajtja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe bashkëpunim.

SHARE