KOS: TË HYSH NË UNION DUHET TA BËSH NDRYSHIMIN REALITET

Komisionerja për Zgjerimin Marat Kos ka shpjeguar qëndrim e saj për deklaratat lidhur me korrupsionin në Shqipëri.

Gjatë samitit Competitive Europe, Kos u shpreh se shoqëria shqiptare ka një problem me pranimin e korrupsionim, ndërsa puna e SPAK vlerësohet si mjaft e mirë.

Ky reagim i saj nxiti polemika në vendin tonë, kryesisht nga opozita.Në reagimin e saj në rrjetet sociale komisionerja sqaroi se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë.

“Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër është ndryshimi i mentalitetit të shoqërive që edhe ato ta luftojnë korrupsionin. Procesi mbetet i bazuar në meritë. Ndërsa çdo kandidat ka rrethana specifike, baza për anëtarësimin në BE mbetet e njëjtë për të gjithë. Të hysh në BE nuk është thjesht për të markuar kutizat, por edhe për të bërë ndryshimin realitet”

Zyrtarja e Bruskelit u shpreh se duhet debat i vazhdueshëm mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

SHARE