TË DIELËN, LËVIZNI ORËT NJË ORË PËRPARA

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, do të zhvendosen akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hynë në fuqi ora ligjore. Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore. Parlamenti evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë.

SHARE