SEANCA E KUVENDIT TË KOMUNËS SË BUDVËS SHTYHET PËRSËRI

Seanca e Kuvendit Komunal të Budvës, e cila është dashtë të mbahet sot, u shty përsëri sepse këshilltari i pavarur Stevan Xhakoviq u largua nga salla e kuvendit.

Duke mos u pajtuar me rendin e ditës, Xhakoviq, theksoi se mendon se në disa vendime ekzistojnë vepra penale të organizuara, transmeton RTV Budva.

Siç tha ai, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ sot nuk ka as një dallim në krahasim me atë për të cilën luftuan në vitet e mëparshme.

“Ka vendime të dyshimta për pagesën e shërbimeve komunale për ujë, të cilat janë jo kushtetuese dhe të paligjshme. A mendoni se propozuesi i vendimeve, gjegjësisht drejtori duhet të ketë përgjegjësi penale, sepse me këto vendime parashikohet dyfishi i çmimeve të shërbimeve të ujit dhe shërbimeve komunale për afaristët në raport me qytetarët, gjë që është e paligjshme “, pyeti Xhakoviq.

Ai rikujtoi  në premtimin se në muajin mars në parlamentin republikan do të gjendet në rend të ditës Ligji që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën që deputetët dhe këshilltarët duhet të zgjedhën nga qytetarët.

Xhakoviq u bëri thirrje deputetëve të Frontit Demokratik dhe Demokratëve të nënshkruajnë deri në zgjedhjet presidenciale projekt ligjin që kanë fituar.

Pas Xhakoviq, sallën e lëshuan edhe Këshilltarët e Partisë Malazeze, PDS-së dhe SD-së, kështu që nuk kishte kuorum për mbajtjen e seancës së 16-të.

Lidhur me këtë Kryetari i Komunës së Budvës Dragan Krapoviq, ka thënë se veprimi i Xhakoviq, është shumë jo serioz dhe theksoi se ai mendon se do të ishte e përshtatshme që ai ta kthejnë mandatin e këshilltarit.

Krapoviq shtoi  se ata janë gjithmonë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe lidhur me këtë në ditët në vijim do të shohin se si do të veprojnë.

SHARE