LOKALET NË TUZ DO TË QENDROJNË TË MBYLLURA DERI TË HËNËN

Objektet e hotelierisë në Tuz nuk do të punojnë deri të hënën. Një situatë e tillë pasoi thirrjen e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, që bashkëqytetarët e tij, deri në miratimin e masave të reja, të respektojnë masat epidemiologjike që janë në fuqi. Po ashtu, sot trafiku ka qenë i hapur në rrugën Podgoricë-Bozhaj. Të rikujtojmë se lokalet në Tuz do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën në mëngjes, dhe deri atëherë Qeveria e Malit të Zi duhet të miratojë masa të reja, të cilat do të mundësojnë funksionimin e objekteve hotelierike në atë komunë. Kryetari Gjeloshaj njoftoi në Facebook mbrëmë se Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Këshilli për Luftën kundër Koronavirusit, në 48 orët e ardhshme, do të konsiderojnë korrigjimin e masave ekzistuese për Tuzin, të cilat do të jetë të vlefshme nga e hëna, më 1 mars. Kjo u ra dakord pas takimit të Gjeloshaj me Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq dhe Ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. “Në Tuz, gjatë tre muajve të fundit kemi situat të qendrueshme epidemiologjike falë respektimit të masave nga ana e qytetarëve tanë, të cilët edhe një here i falenderoj,” thekson Gjeloshaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve, që deri në sjelljen e masave të reja, të respektojnë masat ekzistuese që janë në fuqi.

SHARE