Foto: MASHI
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit është njoftuar nga “Jugopetrol AD” Kotorr se, për shkak të bllokadës së paralajmëruar të transportuesit Luka Bar dhe të instalacioneve të naftës ku depozitohet karburanti, gjatë kohës së bllokadës nuk do të jetë e mundur të kryhet furnizimi me energjentë për institucionet arsimore në Mal të Zi.
“Situata e krijuar vështirëson në masë të konsiderueshme funksionimin e institucioneve arsimore në këtë periudhë të vitit, kur sistemet e ngrohjes duhet të jenë në kapacitet të plotë. Çdo devijim nga rutina e zakonshme e mirëmbajtjes së institucioneve mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e pandërprerë të procesit mësimor dhe në detyrimin ligjor për të siguruar zhvillimin e mësimit për të gjithë nxënësit”, theksojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Ata bëjnë apel te të gjithë aktorët relevantë që të mundësojnë realizimin e pandërprerë të procesit mësimor dhe funksionimin e institucioneve arsimore.









