Lodhja e vazhdueshme dhe dhimbja e trupit, pse ndodh?

Fibromialgjia, është një sëmundje ligështuese që shpaloset me dhimbje të forta në të gjithë trupin.

Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë.

Sipas të dhënave, këto dy sëmundje shoqërohen jo vetëm me dhimbje dhe plogështi, por edhe me ankth dhe çrregullime të gjumit.

Diagnostifikimi i këtyre dy sëmundjeve mund të bëhet nga mjeku.

Të dyja sëmundjet janë të ngjashme në simptoma por kanë një ndryshim.

Fibromialgjia shkakton lodhje por simptoma dominuese e saj është dhimbja pa shkak.

Sindroma e lodhjes kronike nga ana tjetër ka lodhjen si simptomë kryesore pa dhimbje.

Çfarë është Fibromialgjia?

Shkaqet e vërteta të fibromialgjisë janë të panjohura por infeksionet, traumat dhe aspekti gjenetik luajnë një rol të fortë në shfaqjen e saj

Simptomat më të zakonshme të fibromialgjisë janë: Dhimbje e përhapur në të gjithë trupin, dhimbje koke, ngurtësi të gjymtyrëve, lodhje, shkruan agroweb.

Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shprehen se ndihen sikur janë me grip gjatë gjithë kohës.

Mjekët synojnë të zbusin dhimbjen pa përdorur qetësues të fortë.

Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.

SHARE