LAJÇAK PAS TAKIMIT ME KURTIN: U DAKORDUAM PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE TË NËNSHKRUARA KOSOVË-SERBI

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryenegociatorin e palës kosovare në dialog, Besnik Bislimin, kanë rënë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara Kosovë-Serbi. Lajçak, i cili mbrëmë u prit nga Kurti dhe Bislimi në një darkë pune, njoftoi në rrjetet sociale se me ta pati “diskutime të hapura dhe intensive”. “U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e radhës dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

SHARE