Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!

Mësoni se si ta ngadalësoni këtë proces, posaçërisht nëse vazhdimisht jeni nën stres dhe bëni punë të rëndë

Zgjidhje e fuqishme dhe magjike për eliminimin e qimeve të thinjura, pikërisht është ilaçi natyral i bërë nga përbërësit e thjeshtë të cilët të gjithë i kemi në shtëpi, ndërkaq cilësitë e të cilit me vite të tëra janë respektuar, sepse janë treguar si ilaç efektiv për shumë probleme shëndetësore.

Përse flokët fillojnë të thinjen?

Me mënyrën moderne të jetës, ku njerëzit gjithnjë e më herët fillojnë të punojnë dhe gjithnjë e më shumë punojnë, nuk është e pazakontë të shihni të rinj nën 30 vjeç me flokë të thinjur, transmeton Telegrafi.

Ndotja është shkaktari tjetër i rëndësishëm i cili shkakton vdekjen e qelizave të pigmentit, të cilat janë përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Këto qeliza të pigmenteve quhen melanocite, sepse krijojnë melaninën, e cila në të vërtetë flokëve i japin ngjyrën.

Derisa gjenetika dhe plakja janë shkaktarët primarë përse flokët humbin ngjyrën, faktorët e jashtëm siç janë ndotja, stili i jetesës, toksinet dhe kimikaliet nga ilaçet, janë ato të cilat shpejtojnë procesin e thinjave të flokëve.

Ky eliksir jo vetëm që pengon flokët që të thinjen, por është i dobishëm edhe për lëkurën, si edhe për të parët.

Për ta bërë këtë eliksir, nevojiten: 200 gramë vaj të farave të lirit, 3 thelpinj të vegjël hudhre, 4 limona, 1 kilogram mjaltë.

Përgatitja e eliksirit

Në fillim qëroni limonin dhe qiteni në blender bashkë me hudhrën dhe grini. Shtoni vajin e farave të lirit dhe mjaltin dhe sërish grini në blender.

Përbërjen qiteni në një kavanoz qelqi, assesi nuk bën në kavanoz plastike. Mbajeni në frigorifer.

Dozimi: Merrni nga një lugë tri herë në ditë, 30 minuta para racionit. Gjithmonë përdorni lugë druri, assesi lugë metali.

Shumë shpejt do të vëreni rezultatet: do të befasoheni kur të shihni që kjo pije magjike eliminon flokët e thinjura! /Telegrafi/

SHARE