ÇELËSI I PËRPARIMIT TË MËTEJSHËM NË RRUGËN DREJT BE-së ËSHTË NË DUART E MALIT TË ZI

“Receta për zgjidhjen e krizës politike dhe krijimin e parakushteve për hyrjen në fazën finale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjendet në Mal të Zi”, është konstatimi i përbashkët pas bisedës që ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq pati me deputetët e Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik dhe Tonino Piculla. Deputeti Bilçik shprehu shqetësimin për krizën aktuale politike në Mal të Zi dhe vuri në dukje se zgjidhja e çështjes së funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ndërtimi i institucioneve të pavarura që duhet të mundësojnë zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe në të ardhmen e afërt, zgjedhjet parlamentare, si parakusht themelor për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën evropiane.

Ndërsa Piculla shprehu kënaqësinë e tij me mundësinë për t’u njohur me situatën aktuale në Mal të Zi dhe beson se Mali i Zi ka potencialin dhe kapacitetin për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së, por se është e nevojshme të bëhet përparim i dukshëm në këtë drejtim. Novakoviq Gjuroviq falënderoi deputetët e respektuar për mundësinë e shkëmbimit të mendimeve lidhur me situatën aktuale në lidhje me agjendën evropiane të Malit të Zi. Ajo theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi është prioritet kyç i politikës së jashtme dhe se Qeveria në mënyrë aktive po zbaton reformat në atë rrugë që janë në kompetencë të saj.

SHARE