Apple sjell iOS 16.3: Fokus i madh në siguri

Javën e kaluar Apple njoftoi se përditësimi i iOS 16.3 do të arrijë gjatë kësaj. Kompania amerikane njoftoi dje atë përmirësim, fokusi kryesor i së cilës është siguria.

iOS 16.3 shton aftësinë për të përdorur një çelës sigurie për të bllokuar Apple ID-në tuaj dhe duket se sjell mbrojtjen e avancuar të të dhënave të kompanisë për veçorinë iCloud, në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përditësimi rregullon gjithashtu sistemin e thirrjeve të urgjencës SOS, ku përfshin një sfond të ri “Unity” dhe shton mbështetjen për HomePod-in e gjeneratës së dytë.

Vitin e kaluar, Apple njoftoi funksionin e Çelësave të Sigurisë, i cili lejon përdoruesit të mbrojnë më tej llogaritë e iCloud. Përfshihet gjithashtu mbrojtja e avancuar e të dhënave, e cila zgjeron llojet e të dhënave që janë të koduara nga skaji në skaj në ruajtjen tuaj në renë kompjuterike.

Ky funksion ishte i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara me iOS 16.2, por duket se përditësimi i ri i iOS 16.3 po e sjell funksionin globalisht. Vetë Apple hoqi njoftimin për këtë veçori që thoshte se ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Për disponueshmërinë e tij kanë ardhur edhe konfirmime nga disa vende të tjera.

iOS 16.3 gjithashtu vjen me veçori të reja për pronarët e HomePod Mini, pasi vetë pajisjet morën një përditësim të ri të softuerit. Ndryshimi më i rëndësishëm është se ata do të funksionojnë si sensorë të temperaturës dhe lagështisë. Gjithashtu, përditësimi do t’ju lejojë të konfiguroni automatizimet duke përdorur zërin tuaj dhe të pyesni Siri-n për vendndodhjen e anëtarëve të familjes, miqve, etj.

Mund ta shkarkoni përditësimin e ri duke shkuar te Settings > General > Software Update. Mund të duhet pak kohë përpara se përditësimi të bëhet i disponueshëm për të gjithë, por në çdo rast, mund ta prisni këtë përditësim shumë shpejt. /Telegrafi/

SHARE