MUZIKANTËT PUNOJNË DERI NË ORËN 23.00 ME VËRTETIM TË CERTIFIKATËS COVID

Nga nesër muzikantët do të mund të performojnë sërish në ambientet e hotelerisë. Me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë vendosi dhe Qeveria ra dakord që të liberalizohen masat në luftën kundër pandemisë së koronavirusit para datës 3 shkurt. “Sipas numrit në rënie të pacientëve, lejohet mbajtja e programeve muzikore deri në orën 23:00 me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe muzikantëve, me detyrim që këngëtarët dhe muzikantët të kenë një nga dëshmitë nga certifikata e Covid-it dhe transmetimin e muzikës duke përdorur pajisje elektroakustike (instrumente, amplifikatorë, DJ party etj.) dhe pajisje akustike dhe elektroakustike brenda dhe në tarracë, me respektim të masave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi hyn në fuqi ditën e enjte, më 27 janar.

SHARE