Sipas të dhënave të fundit të ISHP-së, në rreth 2600 mostra nga laboratorët në Mal të Zi janë testuar dhe kanë rezultuar 933 raste të reja të infektimit, ndërsa 5 persona kanë vdekur. “Në mesin e të vdekurve, më i riu ishte 65 vjeç, ndërsa më i vjetri 83 vjeç”, njofton Instituti, duke theksuar se ka pasur dy viktima nga Nikshiqi, përkatësisht nga një nga Tivari, Kotorri dhe Plevla. Kemi rreth 1500 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit. Deri në orën 15.00 u raportua shërimi i 1.501 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 7.999.