FRONTI PËR QEVERISJEN TEKNIKE – ME PAKICAT

Fronti Demokratik është i kënaqur që qeveria e Zdravko Krivokapiqit do të përfundojë mandatin e saj, por këmbëngul që një zgjidhje për kabinetin e ri të kërkohet në shumicën aktuale parlamentare – e cila do të forcohet me mbështetjen e partive të pakicave. Do të ishte një qeveri teknike, për të cilën duhet kërkuar mbështetja e Demokratëve. Këtë ia kanë bërë të ditur mbrëmë krerët e FD-së, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, zëvendëskryeministrit dhe kreut të URA-s, Dritan Abazoviq, i cili ka biseduar me ta. “Mandiq dhe Knezheviq i kërkuan Abazoviqit që të respektojë vullnetin elektoral të shprehur në zgjedhjet e 30 gushtit dhe se vetëm brenda shumicës aktuale parlamentare mund të kërkohet një zgjidhje e re e qëndrueshme”. Ata gjithashtu i bënë të ditur Abazoviqit se do të votojnë për shkarkimin e tij, të iniciuar nga Krivokapiqi.

SHARE