Më 25 dhjetor 2023, në një seancë telefonike, me pëlqimin e marrë nga shumica e anëtarëve, Qeveria e Malit të Zi mori vendim për:
Propozimin për shfrytëzimin e mjeteve nga rezerva buxhetore rrjedhëse me propozimin për kontratë për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve reciproke ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi – Ministrisë së Financave dhe Komunës së Tuzit në bazë të kredisë për Komunën e Tuzit nga rezerva e buxhetit aktual.
Ministria e Financave ka shqyrtuar kërkesën e Komunës së Tuzit dhe e ka vlerësuar të arsyetuar. Në këtë drejtim, Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë së Malit të Zi miratimin e një kredie nga buxheti i Malit të Zi për Komunën e Tuzit në vlerë prej 911,000,00€, në mënyrën e shlyerjes së kredisë së aprovuar nga ekzekutimi i mjeteve të Fondit Egalizues, të cilat i përcaktohen çdo muaj Komunës së Tuzit, brenda 3 viteve, në 36 këste mujore të barabarta, duke filluar nga data 15 mars 2024.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi njëkohësisht ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, në rrjetin social “Facebook” lidhur me këtë shkruan: “Qeveria sot aprovoi një fond shtesë prej 911 mijë euro për Komunën e Tuzit. Mjete të nevojshme të kërkuara paraprakisht nga Fondi egalizues, nga i cili përfiton Komuna e Tuzit mjetet vjetore në bazë të Ligjit për financimin e vetëqeverisjeve lokale! Mbështetja dhe fuqizimi i Komunës së Tuzit do të vazhdojë nga çdo nivel ku të jemi!”